Tuppurainen: Europa po përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e KiE

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 19:33
Tuppurainen: Europa po përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e KiE

Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së,ka deklaruar deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)