Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 20:34
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komitetit të Ministrave në Strasburg, ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke shtuar se Kosova e meriton të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Osmani theksoi se anëtarësimi do të ndikojë edhe në stabilitetin e bashkëpunimit.

"Është e një rëndësie të madhe që ne të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht e kemi mbështetur ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që rekomandon Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë”, tha Osmani.

“Besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”.

(Kosova Sot Online)