Escobar: Raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 15:20
Escobar: Raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka folur për raportet në mes të SHBA-së dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Escobar ka vlerësuar disa prej veprimeve të Serbisë që lidhen në raport me Ukrainën dhe ka thënë se përkrahja politike e Serbisë për Ukrainën është një tregues që Serbia po e konsideron seriozisht pozicionin strategjik. Këtu ka përmendur vizitën e fundit të kryediplomatit ukrainas dhe zonjës së parë të Ukrainës në Beograd.

Megjithatë ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e dëshpëruar me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH janë futur si emra në qeverinë e re të Serbisë. Escobar ka thënë se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritjet e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.

Diplomati amerikan ka thënë se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euro-atlantik.

(Kosova Sot Online)