Prizren: Vdes një grua, familjarët thonë se nuk iu është dhënë tretman mjekësor

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 09:39
Prizren: Vdes një grua, familjarët thonë se nuk iu është dhënë tretman mjekësor

Një grua ka ndërruar jetë dje në Prizren, ku sipas familjarëve asaj nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)