Putin arreston komandantin e lartë të forcave ruse

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 21:42
Putin arreston komandantin e lartë të forcave ruse

Ivan Popov ishte ndër komandantët më të lartë të forcave ruse që pushtuan Ukrainën. Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Verën e kaluar, një regjistrim audio shkaktoi një bujë të madhe në të cilën ai që gazetat e identifikuan si gjeneral Popov thoshte se ai ishte hequr nga komanda e Ushtrisë së 58-të sepse kishte raportuar situatën dramatike në front tek eprorët e tij, me “të vdekur dhe të plagosur në masë” midis trupave të Kremlinit dhe mbështetjes së artilerisë që ai e konsideroi të pamjaftueshme.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, gjenerali në fakt është arrestuar me akuzën e “mashtrimit”.

(Kosova Sot Online)