Dënohen të miturit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva: Njëri me 10 e tjetri 9 vjet burgim

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 15:42
Dënohen të miturit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva: Njëri me 10 e tjetri 9 vjet burgim

Për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva,  Lulzim Fejzullahu, më 14 janar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Gjykata dy të miturit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.

Familja Fejzullahu dhe avokati i tyre kanë bërë të ditur se do ta apelojnë këtë vendim.

Lulzim Fejzullahu ishte goditur me veturë e më pas u rrah brutalisht, në Podujevë, kurse, pas gjashtë ditësh, vdiq në QKUK.

(Kosova Sot Online)