Njihuni me parashikimin e motit për këtë të dielë

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 08:19
Njihuni me parashikimin e motit për këtë të dielë

Për sot parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Reshjet më të përqëndruara parashihet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit. Ka mundësi të ketë breshër të vogël.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h. Në zona të caktuara mund të ketë vrullshmëri të erës deri në 50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 23°C. 

(Kosova Sot Online)