
Mbi 20 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë nga zjarri në një ndërtesë lojërash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Rajkot të Indisë. BBC shkruan se një ndërtesë e mbushur për lojëra për të rinjtë është përfshirë nga flakët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Deri tani janë konfirmuar të vdekur 20 persona, shumica e të cilëve fëmijë, ndërsa ekziston frika se shumë të tjerë mund të jenë nën rrënojat e ndërtesës së shkrumbuar nga flakët, të cilat tashmë janë vënë nën kontroll.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa kryeministrja e rajonit ka thënë se një ekip i posaçëm është ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike.
HORRIFIC & HORRIBLE
— Manu🇮🇳🇮🇳 (@mshahi0024) May 25, 2024
RAJKOT FIRE TAKES MANY LIVES .
-Devastating and shocked to know so many deaths in a heart breaking incident.
-But Look at the Audacity of MLA of Rajkot, He is smiling & Addressing media like a thick shameless skin.
Not First In GUJ, Apathy Continues.… pic.twitter.com/ghEWPYeUPy
(Kosova Sot Online)