Policia e Kosovёs del me njoftim

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 20:45
Policia e Kosovёs del me njoftim

Me datё 23.05.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, nga familjarёt ёshtё raportuar se personi G.T.,, ёshtё larguar nga shtёpia qё nga data 22.05.2024 dhe nuk dihej pёr vendndodhjen e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia thotë se menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur.

Si rrjedhojë “sot, nga njё patrull Policore nё qytetin e Gjakovёs, ёshtё hasur nё personin e zhdukur, i cili pas identifikimit ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Gjakovё, e mё pas i njëjti ёshtё sjellur nё Sektorin Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё pёr intervistim”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas kontrollit mjekësor nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit viktima u dorëzohet familjarëve”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)