Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka

  • E.k /
  • 01 June 2024 - 14:18
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy vetura me targa serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Elshani ka thënë se aktualisht s’ka të dyshuar.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)