
Vermicë: Parandalohet kontrabandë, kamerat e doganës zbulojnë në veturë mallra të pa deklaruara

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit.
Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës. Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje.
(Kosova Sot Online)