Xhelal Sveçla lajmërohet nga Italia

  • A.P /
  • 06 June 2024 - 19:42
Xhelal Sveçla lajmërohet nga Italia

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga homologu i tij italian Matteo Piantedosi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka shkruar Sveçla në “X”, të enjten, në këtë takim është diskutuar për përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Italisë në luftimin e krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit.

Po ashtu, është diskutuar edhe për raportet e Kosovës me Italinë.

“Diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Forcave tona të Policisë. Faleminderit për mbështetjen e Italisë”, ka shkruar Sveçla.


(Kosova Sot Online)