Ejdus: Në vitet 2000 fajësohej Millosheviqi, pasi erdhi Vuçiq, u ushqye ideja që fajin për Kosovën e ka Perëndimi

  • E.k /
  • 08 June 2024 - 12:51
Ejdus: Në vitet 2000 fajësohej Millosheviqi, pasi erdhi Vuçiq, u ushqye ideja që fajin për Kosovën e ka Perëndimi

Profesori i shkencave politike, Filip Ejdus, në një intervistë për mediumin spanjoll “Eldiario.es” ka folur për ndryshimet e narrativave në Serbi që nga viti 2000 e deri në ditët e sotme kur shteti serb po qeveriset nga Aleksander Vuçiq.

Ejdus ka thënë se në fllim të viteve 2000, diskursi i përgjithshëm kishte qenë që Millosheviqi ishte fajtori dhe se Serbia duhet të kthehej kah BE-ja e madje edhe NATO, megjithatë shton se pas pavarësisë së Kosovës dhe pasi nacionalistët kanë marrë në dorë shtetin serb, tashmë një narrative e tillë s’ekziston dhe se Perëndimi është fajtori për atë që ka ndodhur me Kosovën.

 “Në fillim të viteve 2000, diskursi i përgjithshëm ishte se Millosheviqi ishte fajtori dhe se ne duhej të kthenim faqen dhe të lëviznim drejt BE-së dhe madje edhe NATO-s,” thotë Ejdus.

 “Por me pavarësinë e Kosovës, kjo politikë u shpërbë dhe nacionalistët morën narrativën kombëtare. Që kur u kthyen në pushtet në vitin 2012, ata kanë ushqyer këtë ide se bombardimet çuan në pavarësi dhe se Perëndimi na e ka marrë krahinën tonë. Në këtë fjalim Rusia shfaqet si një nga miqtë e paktë”, potencon Ejdus.

(Kosova Sot Online)