Zbulohet një truk që përdorin kamerierët për të dyfishuar bakshishin

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 14:40
Zbulohet një truk që përdorin kamerierët për të dyfishuar bakshishin

Një ish-agjent i FBI-s, i njohur si Chris Voss thotë se ekziston një truk të cilin kamarierat e përdorin për të fituar bakshish më shumë nga klientët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai siç duket iu referua një studimi të vitit 2003 ku ishin të përfshirë stafi i kamarierëve.

 

Gjysmës së stafit iu kërkua të merrnin porositë si zakonisht derisa gjysma tjetër e stafit duhet të përsërisnin porositë e klientëve.

Ky truk priret nga tendenca e njerëzve për të pëlqyer të tjerët që veprojnë sikur ata, edhe nëse kamerierët përsërisin porosinë e klientit në restorant.

Sipas ish-agjentit, ky quhet ‘pasqyrim’ dhe rrit bakshishin duke bërë që klienti të mendojë se kamerieri është më i pëlqyeshëm.

Sigurisht, mund të ketë arsye të tjera pse mund të jepet përshtypja e shërbimit të mirë, pasi dikush sugjeroi se përsëritja e porosisë i ndihmon klientët të kuptojnë se janë dëgjuar siç duhet. 

(Kosova Sot Online)