
Vula dhe logo e PD-së i takon kryetarit Sali Berisha

Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia dhënë vulën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, atij që i takon, kryetarit Sali Berisha.
Me vendimin e sotëm Apeli la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
(Kosova Sot Online)