
Sveçla: Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u është përgjigjur kritikave të Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, të cilët shprehen indinjatën me aksionet e Policisë së Kosovës, në veri të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sveçla i ka quajtur brenga e jo kritika, mospajtimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet në komunat veriore.
“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.
(Kosova Sot Online)