Haziri: Kurti ka mundur në Prishtinë t’i thotë ato deklarata, ka mund të ndodhë kjo në Prishtinë

  • E.k /
  • 28 June 2024 - 09:44
Haziri: Kurti ka mundur në Prishtinë t’i thotë ato deklarata, ka mund të ndodhë kjo në Prishtinë

Lutfi Haziri thotë se raporti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me partnerët ndërkombëtarë është i kufizuar, sepse Kosova është e kufizuar me masa financiare dhe kufizime në takime nga BE-ja.

Ai thotë se kushtëzimi i Kurtit për takim ka mundur të ndodhë në Prishtinë pa pasur nevojë të shkohet në Bruksel fare, përcjell “Kosova Sot Online”

“Raporti i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë që përfshinë BE-në, edhe ndërmjetësin ndërkombëtarë është raport i kushtëzuar, pasi jemi me masa financiare dhe kufizime në takime, ndërsa Kurti tani në dialog e kushtëzoi këtë raport me takim. Ka mund të ndodhë kjo në Prishtinë pa pasur nevojë me shkuar atje, sepse atje tregoi qartë se ka shkuar për t’i paraqitur tri kushte”, tha ai.

(Kosova Sot Online)