Deri kur mund të zgjasë vala aktuale e të nxehtit në Kosovë!

  • A.P /
  • 12 July 2024 - 18:35
Deri kur mund të zgjasë vala aktuale e të nxehtit në Kosovë!

Një valë të nxehti ka goditur pjesë të Evropës qendrore dhe jugore ditët e fundit, ndërsa termometri në kryeqytetin e Kosovës regjistroi të premten temperaturën prej 36 gradë Celsius, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vapa e madhe ka bërë që njerëzit të mbyllen në shtëpi, një veprim që po dëmton bizneset e vogla në Prishtinë dhe përreth.

Të premten, temperaturat në kryeqytetin e Kosovës arritën në 36 gradë Celsius, duke i detyruar banorët e Prishtinës që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre. Kjo valë nxehtësie ka bërë që rrugët dhe baret e Prishtinës të boshatisen.

Një valë e nxehtë ka bërë që temperaturat të arrijnë nivele të larta në pjesë të ndryshme të Evropës qendrore dhe jugore.

Moti i nxehtë në Kosovë ka bërë që shumë më pak njerëz të frekuentojnë baret dhe restorantet, duke dëmtuar biznesin e vogël.

Meteorologu Mendim Rugova thotë se që nga vitet 1980, temperaturat në Kosovë janë rritur mesatarisht me 2.5 gradë Celsius. Ai tha se vala aktuale e të nxehtit mund të zgjasë deri në fund të korrikut.

(Kosova Sot Online)