
Lexoni edhe:
Mediat serbe citojnë Daçiqin: Vritet Faton Hajrizi
Ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Crammon, nuk po do që litiumi i Serbisë të shkojë në favor të pushtetit të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.
Në një reagim të saj në platformën X, duke komentuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd, tha se BE-ja vërtet ka nevojë për litium, por jo në këtë formë, raporton "Kosova Sot Online ".
Mediat serbe citojnë Daçiqin: Vritet Faton HajriziLexoni edhe:
“Se BE-ja ka nevojë për litium dhe të kalojë në e-mobilitet, është e padiskutueshme. Unë do të kisha preferuar zgjidhje të tjera se sa këtë fitim në pushtet për Alleksandar Vuçiqin”.
“Sundimi i ligjit dhe demokracia janë fjalë të huaja për Vuçiqin. Media pothuajse tërësisht nën kontrollin e tij”, është shprehur ajo në këtë reagim.
Kancelari Scholz sot po qëndron në Beograd ku ka nënshkruar një marrëveshje për mbi lëndët e para kritike.
(Kosova sot Online )