Daçiq viziton në spital policin që e plagosi Faton Hajrizi

  • E.k /
  • 19 July 2024 - 20:10
Daçiq viziton në spital policin që e plagosi Faton Hajrizi

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vizituar sot policin serb që ka mbetur i plagosur nga Faton Harjizi.

Daçiq ka thënë se polici serb, Vejkosllav Iliqin, është plagosur natën kur Faton Hajrizi e ka vrarë policin tjetër Nikolla Krasmanoviq.

“Kam vizituar Iliqin, i cili është në gjendje stabile dhe po shërohet. Serbia vlerëson dhe respekton sakrificën dhe guximin e tij, por edhe vlerat që mbart çdo polic serb, i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendin”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot Online)