I kërkoi afirmim të statusit të komunitetit bullgar, Osmani njofton sot për takimin e së enjtes me Radev

  • 20 July 2024 - 10:57
I kërkoi afirmim të statusit të komunitetit bullgar, Osmani njofton sot për takimin e së enjtes me Radev

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar sot për takimin që ka pasur me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton "Kosova sot Online".

Osmani ka thënë se me Radev ka folur për rëndësinë e e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Diskutuam raportet tona të  shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online )