Vdes një person e lëndohen katër të tjerë në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

  • E.k /
  • 24 July 2024 - 16:30
Vdes një person e lëndohen katër të tjerë në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person 44-vjeçar ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në Autostradën “Arbën Xhaferi”, mes një kombi në lëvizje dhe një tjetri të ndalur në shiritin emergjent, përcjell "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor. Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)