Haradinaj: Presidentja duhet t’i kërkoj falje qytetarëve të vendit për mosrealizimin e premtimeve

  • E.k /
  • 01 August 2024 - 17:25
Haradinaj: Presidentja duhet t’i kërkoj falje qytetarëve të vendit për mosrealizimin e premtimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidentja e Kosovës, VjosaOsmani duhet të ju kërkojë falje qytetarëve të Kosovës siç thotë ai për mos realizimin e premtimeve, përcjell "Kosova Sot Online".

Më tutje ai ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

“Presidentja bën mirë që të distancohet nga Qeveria në tërësi. Për shkak se presidentja dikur ka kërkuar votë për këtë opsion qeverisës, pra për Kurtin. Nëse vota atëherë është kërkuar për një perspektivë euro-atlantike atëherë kjo s’ka dalur të jetë ashtu. Ka kërkuar votë për zhvillim ekonomik dhe ka dalur e kundërta, i takon presidentes që të distancohet nga kjo qeveri. Presidentja në një mënyrë duhet t’i kërkoj falje edhe qytetarëve të vendit për mosrealizimin e premtimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)