Vikendi, moti me rritje temperaturash dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për dy javët e ardhshme

  • s.a /
  • 03 August 2024 - 08:20
Vikendi, moti me rritje temperaturash dhe  rrebeshe shiu, parashikimi i motit për dy javët e ardhshme

Periudhë e motit më stabil pritet të jetë gjatë kësaj jave në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Në fundjavën e ardhshme nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Në pjesën e dytë të javës, temperaturat do të shënojnë rritje mbi 30 gradë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Periudhë e motit më stabil po parashihet në vend, sipas trendeve më të fundit dyjavore, ku do të dominojnë më shumë kthjellimet dhe intervalet më të gjata me diell.  Në fundjavën e ardhshme, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu në pjesë të vendit, meqenëse shfaqen disa sinjale për të reshura.  Temperaturat në pjesën e dytë të javës shënojnë rritje mbi 30C, e ka gjasa të mbeten mbi këtë vlerë duke shkuar nga java e dytë e gushtit, pas datës 12”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )