
Prishtinë: Një person raporton se persona të panjohur gjuajtën në drejtim të tij, dy plumba i qëlluan veturën

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një burrë ka raportuar se derisa kishte qenë në automjetin e tij, persona të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin,
Në raportin 24 orësh, thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe se rasti është në procedurë hetimore.
Rasti është në hetime.
“TENTIM VRASJE – Prishtinë / 14.08.2024-02:30-03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)