Ymeri për Mustafën e Thaçin: Koha e tyre ka kaluar

  • 05 February 2016 - 17:24
Ymeri për Mustafën e Thaçin: Koha e tyre ka kaluar

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka kritikuar sot veprimet e opozitës dhe dhunën që po e përdorin nëpër protesta.

Pas kësaj ka reaguar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka thënë se gjuha e tyre p oe dëshmon frikën personale qç kanë nga protesta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Përfaqësuesit e ‘Zajednicës’, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet.

Edhe ‘Zajednica’ e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur.

Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit”, thuhet në reagimin e Ymerit.

(Kosova Sot)