Tmerr në Tajvan nga tërmeti 6.4 ballësh (Foto)
Sipas shërbimit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë të Rihterit ka prekur Tajvanin, ku epiqendra e këtij tërmeti besohet të jetë rreth 31 kilometra në juglindje të vendit në qytetin T’ai-nan.
Fillimisht ishte raportuar se fuqia e tërmetit ishte 6.7 ballë të Rihterit, por pas raporteve të shërbimeve gjeologjike është konstatuar se është paksa më i vogël.
Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me viktima, por zyrtarët qeveritar kanë konfirmuar lajmin se një ndërtesë në T’ai-nan, një qytet me dy milionë banorë, është shembur, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët qeveritar, gjithashtu kanë bërë të ditur se ekipet emergjente i janë përgjigjur thirrjeve të qytetarëve, dhe se aktualisht gjenden në ato zona që besohet të jetë dëgjuar më shumë tërmeti.