Për katër vjet 240 fëmijë refugjatë “të zhdukur” në Zvicër
Gjatë katër viteve të fundit në Zvicër është njoftuar për zhdukjen e 240 fëmijëve të refugjatëve.
Ndërkaq bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë ikur si refugjatë pa përcjellje (të pashoqëruar nga prinderit ose të rriturit tjerë) 76 të mitur, njofton emisioni "10vor10" i transmetuesit publik srf.
Dhe ky numër është pothaujse dyfishi i atij të vitit 2014, kur ishin gjithsej 47 persona të moshës jo madhore të cilët në ndonje mënyrë të padokumentuar janë "zhdukur" nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Shumica prej tyre këtë e kanë bërë në kohën s aka qenë duke rrjedhur procedura e azilit.
Organizata qe mbron refugjatët "Flüchtlingshilf" është shprehur e shqetësuar me këtë zhvillim.
"Secili nga këto raste është tragjedi njerëzore dhe si e tillë, e papraueshme, përcjell albinfo.ch. Politika duhet të ndërmarrë më shumë që fëmijëve t`u rritet besimi në sistemin e azilit", ka thënë një përfaqësues i saj.
Sekretariati Shtetëror për Migracion dhe Zyra Federale për Migracion nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë problem.
Nga ana tjetër nga Europoli thuhet se nuk është e vërtetë se të gjithë fëmijët e zhdukur kanë rënë viktima të kriminelëve. Shumë prej tyre ndërkohë janë strehuar te të afërmit e tyre.
(Kosova Sot)