
Të shtëna me armë në një festival në New York, ka të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një festival në New York, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një person u qëllua në kokë, një tjetër në shpatull dhe një tjetër në kyçin e dorës.
Sipas informacioneve, njëri prej të plagosurve është i plagosur rëndë dhe në rrezik për jetën.
Festivali i 57-të i kulturës dhe trashëgimisë së Karaibeve tërhoqi rreth 1 milion njerëz në Crown Heights të hënën pasdite.
(Kosova Sot Online)