Ushtari i KFOR-it i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit

  • A.P /
  • 04 September 2024 - 14:06
Ushtari i KFOR-it i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit

Forca të shumta të KFOR-it sot kanë zhvilluar trajnime mbi urën e Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës po qëndrojnë edhe policia e Kosovës.

E pak minuta pas përfundimit të trajnimit, një pjesëtar policor ka parkuar makinën e tij zyrtare, gjë e cila edhe irritoi ushtarin italian.

Ky i fundit ka kërkuar nga polici kosovar ta largojë atë.


(Kosova Sot Online)