Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën gjermane

  • 06 February 2016 - 20:44
Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën gjermane

Një adoleshent shqiptar 17-vjeçar së bashku me një shok të tijin kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë gjermane, e cila po kthehej nga shkolla.

Vajza gjermane ka qenë duke pritur në stacionin e trenit pasi ishte kthyer nga shkolla, kur dy djemtë tentuan ta përdhunojnë.

Ajo ka shpëtuar për fat të mirë, pasi hipi në tren dhe kërkoi ndihmë nga ana e pasagjerëve.

17-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia, kurse shoku i tij u shpall në kërkim.

(Kosova Sot)