Hyseni: Asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 09:55
Hyseni: Asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare i janë shtuar mjekë, stomatologë e staf mbështetës. Kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore për pacientët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se 20 mjekë dhe 5 stomatologë, së bashku me staf mbështetës, i janë bashkuar QKMF-së.

“Shërbimi primar është zgjeruar me një rritje të stafit përmes kontraktimit të shërbimeve. Pothuajse asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë”, tha Hyseni.

Kreu i Gjilanit, më tej theksoi se punësimi synon ofrimin e shërbimeve cilësore dhe parandalimin e migrimit.

(Kosova Sot Online)