
Përgatituni, ky do të jetë moti për sot

Intervale me diell pritet të ketë gjatë ditës së shtunë, e orëve të pasdites lokalisht mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu, me gjasë përreth zonave malore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Era fryn e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, e ato maksimale shkojnë në 20C e 22C.
(Kosova Sot Online)