
Murati: Me vendimin e ri, janë mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve

Qeveria Kurti ka vendosur për rritje të pensioneve. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se sa do të jetë numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga kjo rritje, transmeton Kosova Sot Online.
Murati ka deklaruar se nga rritja e pensioneve, do të përfitojnë 304 mijë e 16 qytetarë.
"Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor. Edhe pensioni për kategori të luftës, do të hyjë në fuqi nga janari”.
(Kosova Sot Online)