Osmani përfaqëson Kosovën në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 09:22
Osmani përfaqëson Kosovën në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit

Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Kosova merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani, e cila dje e ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq.

Gjatë takimit me Milanoviqin, Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.

Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo Brioni këtë vit mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Procesi Bërdo Brioni është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)