O’Brien mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin

  • A.P /
  • 21 October 2024 - 15:16
O’Brien mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u fut në ndërtesën e Qeverisë i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

O’Brien fillimisht ishte në Ambasadën Amerikane, ndërsa ambasadori Hovenier paralajmëroi biseda për “çështjet kyçe bilaterale”.

“Kënaqësi për të mirëpritur Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe ta ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, tha ai, siç njoftoi Ambasada.

(Kosova Sot Online)