Rutte: NATO nuk do të ndërhyjë në Iran

  • A.P /
  • 03 March 2026 - 07:48
Rutte: NATO nuk do të ndërhyjë në Iran

Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i ka lavdëruar operacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, dhe tha se aleanca ushatrake nuk ka asnjë plan për të ndërhyrë në këtë luftë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rutte tha në një intervistë televizive: “Ajo që po bëjnë Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, është me të vërtetë e rëndësishme, sepse po ia zbehin shanset Iranit për të arritur fuqinë bërthamore dhe raketore”.

Ai shtoi, megjithatë, se “nuk kemi absolutisht asnjë plan që NATO-ja të tërhiqet në këtë luftë ose të marrë pjesë në të”.

(Kosova Sot Online)