Raportohet se Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 10:05
Raportohet se Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)