Janë shtatë shtete të njohura si të papërcaktuara ku secili kandidat mund të fitojë

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 07:04
Janë shtatë shtete të njohura si të papërcaktuara ku secili kandidat mund të fitojë

SHBA-ja përfshin 50 shtete dhe shumica e tyre votojnë për të njëjtën parti politike në çdo palë zgjedhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, janë shtatë shtete – të njohura si të papërcaktuara – ku secili kandidat mund të fitojë

Këto shtete janë: Nevada, Arizona, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Uiskonsini, Miçigani dhe Pensilvania.

Shtetet me më shumë njerëz vlejnë më shumë, pasi përkthehen në vota nga Kolegji Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor ka gjithsej 538 vota.

President i ardhshëm do të jetë kandidati që merr 270 ose më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor.

Të dy kandidatët do të duhet të fitojnë në së paku tri shtete të papërcaktuara për të dalë në epërsi.

(Kosova Sot Online)