Donald Trump e thellon epërsinë ndaj Harris
Janë duke vazhduar numërimet e votave në zgjedhjet presidenciale amerikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Derisa më herët epërsia ishte me e butë, rezultatet e fundit të publikuara tregojnë për një epërsi të dukshme të republikanit Donald Trump.
Ai aktualisht ka 247 vota elektorale, ndërkaq Kamala Harris nuk ka lëvizur nga hera e fundit e përditësimeve. Ajo vazhdon t’i ketë 210 vota.
Duhen në total 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Vendet e luhatshme elektoralisht pritet të jenë vendimtare në këto zgjedhje
(Kosova Sot Online)