Trump me emërime tjera: Elise Stefanik në OKB dhe Tom Homan për sigurinë e kufirit

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 13:31
Trump me emërime tjera: Elise Stefanik në OKB dhe Tom Homan për sigurinë e kufirit

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tom Homan, 62 vjeç, do të shërbejë si “tsari kufitar” i Trump, pasi ka shërbyer më parë si ushtrues detyre i drejtorit të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, i presidentit të rikthyer.

Derisa kongresmenja e New York-ut, Elise Stefanik, 40 vjeçe, është bërë gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkuara, ka konfirmuar partneri amerikan i BBC-së, CBS News.

Ndërkohë, Partia Republikane e Trumpit po i afrohet më shumë kontrollit të plotë të Kongresit Amerikan.

Ata tashmë kanë një shumicë në Senat dhe duhet të fitojnë vetëm një pjesë të vogël të vendeve për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve.

(Kosova Sot Online)