39-vjeçari me depresion hidhet nga kati i tretë

  • 08 February 2016 - 10:24
39-vjeçari me depresion hidhet nga kati i tretë

Një 39-vjeçar në Elbasan, në gjendje të rëndë depresioni, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi me iniciale Gj.L., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve ditën e dielë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe  dërguan  shtetasin  Gj.L.  në  spital,  ku ndodhet në rrezik për jetën.

(Kosova Sot)