Vuçiq: Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Beogradi “nuk ka të bëjë fare” me sulmin që ndodhi mbrëmë në Ibër-Lepenc, në Zubin Potok dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë deklaratë ai e bëri në një bisedë me disa të rinj të partisë së tij, të cilëve duke iu shpjeguar se si në politikë “nuk duhet të nxitohesh”, Vuçiq tha se për këtë s’ka reaguar në mëngjes.
“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Si mendoni, pse nuk nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe ta kthenim lumin përpjetë për ta, nuk na duhej asnjë terrorizëm”, ka thënë Vuçiq siç raporton mediumi publik serb.
(Kosova Sot Online)