Petkoviç: Kurti ka treguar qartë se është gjembë në këmbë për serbët

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 09:15
Petkoviç: Kurti ka treguar qartë se është gjembë në këmbë për serbët

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas situatës së krijuar me Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, ku pas provokimeve të këtyre të fundit kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërpreu seancën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas pretendimeve të tij se Lista Serbe u pengua në Kuvendin e Kosovës, ky thotë se me këtë ”Albin Kurti ka treguar qartë se është gjembë në këmbë për serbët”, citon tanjug.

Ai thotë se Lista Serbe mbron interesat e popullit serb.

(Kosova Sot Online)