Hoti - ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë për fatin e të pagjeturve

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 07:34
Hoti - ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë për fatin e të pagjeturve

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve thirri një takim me qëllim sensibilizimin e çështjes së të drejtave të familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i këtij Këshilli, Ahmet Grajcevci tha se familjarët duan drejtësi, pasi kriminelët sillen ende lirshëm.

E kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Andin Hoti u shpreh i indinjuar ndaj faktorit ndërkombëtar derisa kërkoi nga ta që ta kushtëzojnë Serbinë për fatin e të pagjeturve.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)