Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga LDK

  • A.P /
  • 12 December 2024 - 07:44
Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se kjo listë tashmë është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në dhjetëshen e parë janë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku Sadriu dhe Anton Quni.

“Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku.

Image


(Kosova Sot Online)