Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 07:22
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje

Ushtarët e KFOR-it të komandës Rajonale Perëndimore, kanë kryer dje një stërvitje të përbashkët evakuimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata këtë e bënë duke operuar në skenarë të kontrollit të turmave, lirisë së lëvizjes dhe operacioneve për sigurimin e objekteve të ndjeshme, të gjitha të orientuara në ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie.

(Kosova Sot Online)