53 gjoba kundër duhanit gjatë muajit janar

  • 09 February 2016 - 09:17
53 gjoba kundër duhanit gjatë muajit janar

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) gjatë muajit janar 2016, bën të ditur se ka vijuar inspektimet për zbatueshmërinë e ligjit antiduhan.

Në këtë kuadër, janë marrë gjithsej 53 masa administrative, 50 (gjobë 300 000 lekë të reja) prej të cilave ndaj subjekteve, dhe 3 (gjobë 5 000 lekë të reja) ndaj individëve, të konstauara me shkelje.

ISHSH thekson se do të vazhdojë publikimin e rezultateve të kontrolleve dhe inspektimeve antiduhan edhe gjatë ditëve në vijim.

(Kosova Sot)