Arrestohen 14 persona në Suedi, planifikonin sulm ndaj refugjatëve

  • 09 February 2016 - 14:38
Arrestohen 14 persona në Suedi, planifikonin sulm ndaj refugjatëve

Policia suedeze ka arrestuar 14 persona për të cilët pretendohet se kanë qenë në përgatitje për të kryer sulm ndaj kampit të refugjatëve në qytetin Nyneshamn të Suedisë.

Sipas shkrimit të gazetës suedeze Aftonbladet thuhet se policia ka arrestuar 14 persona nën dyshimin se kanë planifikuar të sulmojnë kampin e refugjatëve në qytetin Nyneshamn, 60 kilometra larg kryeqytetit Stokholm. 

(Kosova Sot)