Tentoi ta përdhunojë, 20-vjeçarja qëllon me thikë të riun

  • 09 February 2016 - 16:12
Tentoi ta përdhunojë, 20-vjeçarja qëllon me thikë të riun

Një vajzë nga Mirdita ka qëlluar me thikë disa herë një person, i cili akuzohet se ka tentuar ta përdhunojë atë.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen ku, 20-vjeçarja M.Gjonaj goditi disa herë me thikë në trup 24-vjeçarin Severjan Tusha, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime serioze për jetën.

Pas goditjeve me thikë, 24-vjeçari ka mundur ta qëllojë vajzën në kokë me mjete të forta duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta në kokë.

I riu është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa vajza ndodhet në spitalin e Rrëshenit, jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse 20-vjeçarja pretendon se rrezikoi të përdhunohej, ndaj saj rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa Tusha akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

(Kosova Sot)